Shkruan Qamil Gjyrezi
Kundërshtarët e pasinqertë të Lulzim Bashës duke manipuluar demokratët e ndershëm presin me datën 8 Janar 2021 largimin e tij nga karriga e kryetarit legjitim të PD-së. Kurse unë mendoj krejt të kundërtën më 9 Janar, fillon “rrugëtimi i shpejtë” i Lulzim Bashës drejt karriges së Kryeministrit të Shqipërisë. Analistët gjakftohtë që kuptojnë politikën moderne rajonale dhe rëndësinë e Sh.B.A.-ve në Shqipëri dhe rajon, shtetin ligjorë dhe zgjedhjet demokratike, parashikojnë zgjedhje të reja në vitin 2022. Situata politike aktuale dhe skandalet e qeverisë së Edi Ramës kërkojnë zgjidhje politike për të ndryshuar këtë gjendje emergjente në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit për të ardhmen e shqiptarëve dhe rajonit. Edi Rama po e humb cdo ditë e më shumë mbështetjen e qeverisë amerikane me politikën në favor të klientëve të tij të korruptuar dhe skandalet qeveritare, duke varfëruar shqiptarët dhe duke i larguar nga perëndimi demokratik. Mbas takimit tw Zv-Ambasadorin Z. Damian Smith në selinë e PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj shumë qartë gazetares Eni Vasili për temën e bisedimeve. Situata politike aktuale në vend, skandalet e qeverisë Rama me të dhënat për pagat, çështja Becchetti, ceshtja Dodik për të kuptuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë, luftua kundwr autokracisë.
Një nga kurat kryesore është lufta kundër korrupsionit dhe tema që është e rëndësishme ngritja e “Qendrës operacionale së Sh.B.A.-ve në Shqipëri” për ngritjen e Shtabit Pararojë të dislokuar në Shqipëri nga Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA në Europë dhe së fundi për protestën e datës 8 Janar. SHBA-të kanë njoftuar se do të ngrenë në Shqipëri një bazë, tek e cila do të dislokojnë trupa speciale, të cilët do të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo skenari destabilizues. Kjo është bërë e ditur dje në faqen zyrtare të Komandës së Operacioneve Speciale Amerikane në Europë (US SOCEUR), e cila mes të tjerash e konsideron vendin tonë një aleat të fuqishëm të NATO-s. Lulzim Basha iu përgjigj gazetares shumë qartë se ky proces, diskutimet kanë filluar në planin diplomatik për kwta nisma qëkur Basha është emëruar si Ministër i jashtëm. Prandaj e shkruajta qartë po dje që Lulzim Basha ka qenë ministri i parë i jashtëm pro amerikan në historinë tonë politike dhe mbas viteve 90-të. Kurse deklarata, falenderimet për Zonjën Kim të Edi Ramës që ngjanin me deklaratat e një drejtuesi të një shoqate jo-qeveritare për ngritjen e Qendrws operacionale amerikane. SH.B.A-të kanë filluar të besojnë realihst tek Lulzim Basha si kryeminsitër i ardhshëm. Prandaj Edi Rama mbështet në heshtje, “underground” lëvizjen antiamerikane të Sali Berishës. Sh. B.A.-të kanë vendosur të marrin masa për të ndalur çdo skenar destabilizues në Shqipëri dhe rajon.
Ka ardhur koha dhe momenti që Sali Berisha të mos manipulojë demokratët e ndërshëm, partitë lokale si atë të Fierit dhe shqiptarët me lëvizje politike personale që bien ndesh me politikën amerikane në Shqipëri dhe rajon. Sh. B.A.të kanë treguar me shembuj konkretë se si sillen me ata drejtues që cënojnë stabilitetin rajonal dhe botëror dhe interesat e Sh.B.A-ve në botë, me Manuel Noriegën në Panama dhe komandantin e forcave iraniane Quds, Kasem Sulejmani. Duke shfrytëzuar “Ligjin MAGNITSKY”, Washingtoni ka futur në “listë të zezë” një vit më parë Zvonko Veselinoviqin, Milan Radoiqiqn dhe një listë të gjatë të emrave të bashkëpuntorëve të këtyre dyve. Ministria e Financave e SHBA-së njoftoi dje se ka vendosur sanksionone ndaj liderit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik. PD dhe Lulzim Basha kanë vendosur në Kuvendin e datës 18. Dhjetorë. 2021 që me të gjithë demokratët dhe të gjithë shqiptarët pa dallime politike të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe integrimin gjithmonë me mbështetjen e aleatit tonë të madh dhe natyral Sh.B.A.-të!