Hazim Kormukçu është i njohur në vendin tonë falë rolit të Mahirit në telenovelën “Xhenet”. Skandali i tij mbi ushtrim dhune tek dy partneret e fundit, mori dhenë, mirëpo pak kohë më parë është zbuluar se ai është rikthyer me Zeynep Tandogan. Lajmi i dhunës u përhap pak ditë para dasmës së çiftit. 4 muaj pas skandalit Kormukçu kishte humbur 18 kg. “Jam i penduar, bëra një gabim dhe jam i vetëdijshëm për këtë gjë. Më besoni se jam në ndërgjegje i penduar. Po e jetoj brenda vetes dhimbjen e gabimit tim. Çdo ditë që kam kaluar pas Zeynep për mua është dënimi më i madh.” –shprehej aktori pas ndarjes.
Por cila ka qenë arsyeja që mund të justikonte dhunën në një dashuri kaq të madhe?
“Tani mund ta shikoj ngjarjen me gjak të ftohtë.
A mund ta kthej pas kohën? Jo! A kam bërë gabim? Po! Ju lutem njerëzve që të mos marrin veprimin tim për shembull. Kushdo që ka probleme me kontrollin e nervave duhet t’ju marrë ndihmë profesionistëve. Unë e
bëra këtë gjë. Pas kësaj ngjarjeje fshihet një dashuri e madhe. Zeynep nuk donte të qëndronte larg prej meje, as unë nuk doja, por për shkak të punës që m’u ofrua më duhej të qëndroja jashtë Stambollit. Dëshiroja që të kontribuoja më shumë në familjen time ekonomikisht dhe m’u desh ta pranoja atë punë. Në atë moment
ndodhi një krisje në lidhjen tonë. Nuk po kuptoheshim dot me njëri tjetrin. Gjërat arritën aty ku arritën për shkak të madhësisë së dashurisë që kishim për njëri tjetrin.
Nga ana tjetër aktori deklaron se skandali nuk e ka dëmtuar karrierën e tij, pasi projekte të reja kanë vijuar t’i ofrohen, por jashtë pune të gjithë njerëzit janë treguar kritikues. Njerëzit më të afërt e kanë gjykuar, ndërsa është munduar që fëmijët e tij të qëndrojnë larg lajmeve të skandalit.
Sot Hazim dhe Zeynep kanë kthyer faqen pas dhe pozojnë të lumtur para gazetarëve. Hazim Kormukçu ka deklaruar se ka marrë ndihmë psikologjike nga dy psikiatër të ndryshëm.
“E kemi lënë çdo gjë në të kaluarën. Siç mund ta shikoni jemi shumë të lumtur. Kam ndjerë një mangësi tek vetja dhe për këtë arsye kam kërkuar ndihmë psikologjike. Ja këshilloj këtë gjë çdokujt që e ndjen të nevojshme. Përpara jush dua t’i kërkoj falje të gjitha femrave. U premtoj në emër të nderit tim dhe burrërisë time se diçka e tillë nuk ka për të ndodhur më kurrë.” –tha Hazim.
Nga ana tjetër është shprehur edhe Zeynep Tandogan:
“Do të dëshiroja që kjo situatë të mos ishte bërë kaq e madhe. Jetuam një periudhë të vështirë. Nuk ishte zgjedhja jonë kjo që ndodhi. Hazim ka marrë mjekimin e nevojshëm në lidhje me këtë problem. E ka kuptuar gabimin e tij. Është një njeri i mirë. Kishte probleme me kontrollin e nervave. Dashuria jonë e kaloi edhe këtë
pengesë./paloma