Lule të vetmuara/ Nëna e Kaderit shfaqet në serial, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Defne kërkon t’i marrë vendin Meralit por kjo e fundit shfaqet papritur. Meral performon këngën e saj dhe duartrokitet nga të gjithë. Kemal e mashtron Kaderin se do ta çojë tek e ëma por e çon në një vend të braktisur dhe tenton ta përdhunojë. Kader shpëton pasi Kemalin e telefonon dikush dhe largohet.

Çifti i pasur që kërkojnë të birësojnë Songylin mësojnë se do bëhen prindër dhe gëzohen pa masë. Songyl pret që ata ta marrin nga jetimorja por çifti nuk shkon. Kemalin e rrahin dhe e lënë pa ndjenja para portës së shtëpisë. Kemal shpik një histori dhe ja vë fajin Ejlylit. Mesude habitet nga ato që dëgjon për vajzën e saj. Ejlyl paralajmëron Kaderin të mos ngatërrohet me Kemalin por ajo është e vendosur të gjejë të ëmën. E ëma telefonon Kaderin dhe i thotë se nuk do takohen kurrë.

Songyli mërzitet pasi çifi që do e birësonin nuk e mbajtën fjalën. Kader shkon në shtëpinë e tyre dhe u bërtet. Serkan përpiqet të afrohet sërish me Ejlylin dhe i kërkon falje. Ejlyl i tregon Serkanit se Xhemre e pëlqen atë por Serkan nuk ka ndjenja ndaj Xhemres. Songyl zihet me Gynejin. Kemal takohet me nënën e Kaderit dhe e kërcënon mos t’i afrohet më vajzës së saj. Defne lëndon veten e saj dhe ia hedh fajin Meralit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu