Lule të vetmuara/ Ejlyl bën një marrëveshje për të shpëtuar nënën, ja ç’do ndodhë nesër

0

Kemal e vë Ejlylin në një situatë të vështirë me qëllimin që ajo të kthehet në shtëpi. Songyl, Kader dhe Xhemre përpiqen ta ndihmojnë Ejlylin por kjo e fundit nuk pranon t’i vendosë shoqet në pozitë të vështirë.

Defne kërkon të bëhet sërish shoqe me Xhemren por prapa këtij veprimi fshihet një qëllim. Ajo i tregon Xhemres se është dashuruar me Gokhanin. Xhemre shkon të takojë Burakun në burg dhe mëson se ai donte të hakmerrej ndaj Defnes kur i vuri flakën ballos. Gokhan i lutet Xhemres ta nxjerrë nga burgu.

Xhemre nuk e beson Gokhanin dhe nuk e ndihmon. Ejlyl vendos të bëjë një marrëveshje me Nazanin për të shpëtuar nënën. Ajo i kërkon para Nazanit dhe në këmbim do të ndahet nga Serkani. Kader vendos t’i shpëtojë jetën motrës së saj./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu