Korrupsioni “domethënës” dhe demokracia.

0
 Shkruan Qamil Gjyrezi
SH. B.A. superfuqia botërore lufton me mjete politike dhe ligjore korrupsionin domethënës (significant corruption), në të gjithë globin! Korrupsioni domethënës është armiku i demokracisë, minon zhvillimin, stabilitetin, modernizimin e shtetit dhe con në autoritarizëm dhe post-diktaturë! Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kërkojnë një vëmendje të vecantë, jo vetëm nga qeveria por edhe nga opozita, kryesisht P.D. Shqipëria sot po kalon një krizë ekonomike, sociale, psikologjike dhe besimi.
Prandaj duhet që Elitat e forcave politike në qeveri dhe opozitë të marrin fatet e vendit në dorë, mbasi ka “rreze shprese”. Largimet masive dhe “shpopullimi” i Shqipërisë, varfëria ekstreme, “shtetit i kapur” në 30 vite, narkotarfiku janë një plagë e madhe për vendin tonë. Sidomos mbas situatave të jashtëzakonshme Covid-19-te, Tërmetit të vitit 2019 dhe varfërisë së madhe, politika shqiptare duhet të nxjerri përfundime të cilat do të ndikojnë tek e ardhmja. Por ka shpresë, ka rini, ka Elita dhe kemi partnerë serioz, SH.B.A dhe vende europiane që do ta mbështesin Shqipërinë në këto momente krize, në rrugën e zhvillimit, reformave dhe integrimit në B.E.
Korrupsioni 30 vjecar në Shqipëri dhe Kosovë duhet të marri fund njëherë e përgjithmonë! Aleatët tonë euro-atalantike janë shumë të interesuar për luftën kundër korrupsionit, kryesisht “korrupsionit domethënës” dhe të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe Rajonit të Ballkanit! Korrupsioni, siç përcaktohet nga Banka Botërore, është një formë e pandershmërisë ose veprës penale të ndërmarrë nga një person ose organizatë me një “pozitë autoriteti”, për të fituar përfitime të paligjshme ose abuzim me pushtetin për përfitime private të dikujt. Korrupsioni mund të përfshijë shumë aktivitete, përfshirë ryshfetin dhe përvetësimin, megjithëse mund të përfshijë gjithashtu praktika që janë të “ligjshme” në shumë vende.
Korrupsioni politik
Korrupsioni politik ndodh kur një mbajtës zyre ose një punonjës tjetër qeveritar vepron në një cilësi zyrtare për përfitime personale. Korrupsioni është më i zakonshmi në kleptokracitë, oligarkitë, narko-shtetet dhe shtetet mafioze. Korrupsioni dhe krimi janë dukuri sociologjike të cilat shfaqen me frekuencë të rregullt praktikisht në të gjitha vendet në një shkallë globale në shkallë dhe proporcion të ndryshëm.
Ombrella anti-korrupsion dhe korrupsioni “domethënës”!
Secili vend individual alokon burime të brendshme për kontrollin dhe rregullimin e korrupsionit dhe krimit. Strategjitë për të luftuar korrupsionin shpesh përmblidhen nën termin “Ombrellë anti-korrupsion”. Për më tepër, iniciativa globale si: “Synimi i zhvillimit të qëndrueshëm i Kombeve të Bashkuara 16” gjithashtu ka një synim për të zvogëluar thelbësisht korrupsionin e të gjitha formave ne te gjithe globin. Korrupsioni domethës është armiku i demokracisë dhe e minon zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi. Korrupsioni domethës është forma më e pa tolerueshme kryesisht për politikën e SH.B.A. Në të gjithë historinë e njerëzimit, në të gjithë botën ka patur korrupsion.
Kur korrupsioni merr përmasa “domëthënëse”, merr trajta të “frikshme” për zhvillimet demokratike të një vendi të zhvilluar dhe aq më keq të vendeve në zhvillim, kryesisht në ish-lindjen komuniste. SH.B.A dhe BE e kanë “toleruar” korrupsionin në Shqipëri, Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, me qëllim rritjen ekonomike të këtyre vendeve që kanë kaluar periudha diktatoriale dhe varfërinë e ish-sistemit komunist. Por e perseris, kur korrupsioni mer “përmasa të patolerueshme”, ndikon shumë negativisht tek zhillimet demokratike, rritja ekonomike, siguria kombëtare dhe stabiliteti rajonal. Sot kryesisht SH.B.A. kanë vendosur të mos e tolerojnë më “korrupsionin domethënës” në Ballkan, Shqipëri dhe Kosovë, mbasi sjell anarki dhe destabilitet politik dhe ekonomik. Shqipërinë do ta bëjnë, zhvillojnë Elitat politike dhe jo individë të pangopur me pushtet, prona dhe para, në 30 vite që nuk kanë lënë burim natyror dhe njerëzor pa shfrytëzuar për të realizuar “planet e tyre të zeza” gadi “antikombëtare”!
P.D. duhet të fillojë një epokë të re!
P.D. duhet të vijojë bashkëpunimin me Sh.B.A. dhe B.E. për shekullin e 21-të! P.D. duhet të punojë në opozitë për: 1.Reformën në drejtësi, me përmirësime! 2.Integrimin në BE, celja e negociatave janë jetike për neve! 3.Sigurinë kombëtare, demokracinë, për “shtetin ligjor” që lufton trafikun e drogërave dhe zhvillon ekonominë dhe konkurrencën! 4.P.D. duhet të bëjë një opozitë në parlament pa kompromis me qeverinë e Edi Ramës në funksion të shqiptarëve, si pjesë e rëndësishme e së ardhmes! Po citoj zonjën Yuri Kim për zhvillimet e fundit në P.D.: “PD, një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Shqipërisë! Kur shoh, për shembull Partinë Demokratike, arsyeja pse e festoj kthimin e tyre është që ata përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit. Por më shumë se kjo, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë së Shqipëriaë.
Dhe, Akoma më e rëndësishme, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së Shqipërisë (FB 2021)”. Më datën 13 Qershorë janë zgjedhjet për Kryetarin e P.D-së. I kërkoj publikisht Kryetarit të ardhshëm të P.D.-së distancim të qartë nga “politika e vjetër” në formë dhe përmbajtje. Nëse PD nuk demokratizohet, nuk ndahet nga “politika e vjeter” dhe nuk bën reforma të vërteta, do ta ketë shumë të vështirë ardhjen në pushtet dhe të qënit opozitë e fuqishme për shqiptarët. Nëse PD nuk reformohet, do të jetë një dëm i madh për zhvillimet demokratike në vend, mbasi P.D. është e shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe nuk do të kemi opozitë për të luftuar korrupsionin e të gjitha formave qe kontribon per integrimin e vendit në BE!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu