Katër orë bisedime për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, pritet zbardhja e rezultateve

0

Takimi midis dy delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvillua sot në Stamboll ka përfunduar, njoftoi ambasada e Ukrainës në Turqi.

Delegacionet u takuan në Stamboll për të diskutuar për një armëpushim dhe  fund të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Bisedimet zgjatën rreth katër orë me pushime të herëpashershme. Është e paqartë nëse do të vazhdojnë për një ditë të dytë, raporton Reuters.

Roman Abramovich ishte i pranishëm në bisedime, por jo zyrtarisht pjesë e ekipeve negociatore. Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus u zhvillua në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Gjithashtu sipas burimeve, negociatori rus Vladimir Medinsky pritet të japë një deklaratë pas disa orësh.

Skynews shkruan se  rezultatet e negociatave do të publikohen në orët në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu