Ilir Meta nuk e ka shpërndarë sot Parlamentin…

0

Pas situatës të koronavirus në Shqipëri, të gjithë, përfshirë edhe politikën janë futur në karantinë.  Aksioni politik i nisur nga presidenti Ilir Meta në 2 mars përmes pranverës kuq e zi me ultimatumin se më 15 mars do të hynte në parlament  nëse do të votonin përsëri ligjin për gjyqtarët dhe prokurorë, ia kanë zënë vendin fotove sensibilizuese dhe mbështetëse për mjekët.

Ndërkohë që komisionet parlamentare dhe vetë parlamenti kanë ndërprerë punimet deputetët Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho kanë shprehur gatishmërinë e tyre të kontribuojnë pas thirrjes nga ministria e shëndetësisë.

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama përmes video mesazheve ditore anoncon masat e qeverisë opozita ka qenë aktive duke bërë denoncime dhe propozime konkrete  në adrese të qeverisë përmes komunikatave për shtyp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu