Ilir Meta bëhet qesharak“ Ka frikë pasurinë e vet, presion Kushtetueses: Do jepni llogari!

0

Ilir Metën nuk e mban vendi, teksa “i mbërthyer” nga ethet e një shkarkimi të mundshëm, ka dalë sërish në një deklaratë publike ku i bën presion Gjykatës Kushtetuese duke thënë se “do të jap llogari nëse nuk merr një vendim ‘të drejtë’”.

Në konferencën për shtyp, Presidenti deklaroi se do të depozitojë nesër në prokurori padinë ndaj Kuvendit të cilën e akuzon për falsifikim të dokumentave zyrtare. Sipas Metës, “falsifikimi që Kuvendi i ka bërë shkresës për të justifikuar procesin farsë për shkarkimin e Presidentit, është një gjë e rëndë dhe kriminale”.

“Nesër do të dorëzojmë padi, është një gjë shumë e rëndë dhe tepër kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë, Kuvendi të dorëzojë pa i kërkuar askush një provë gjoja të re që është vetëm një falsifikim për të justifikuar vonimin e procedurave në këtë proces farsë dhe politik që synon kapjen e institucionit me legjitim të këtij shteti. Presidenti ka qenë mbi palët dhe të gjithë i mbajnë mend kritikat që kam pasur edhe për opozitën për praktikën e bojkotit nxitja e presidenti për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe respektimin e kësaj ka qenë e evidentuar publikisht, madje edhe paralajmërimi se nëse opozita nuk nënshkruante marrëveshjen e 5 qershorit, zgjedhjet do të bëheshin pa të. A keni respektuar betimin? Presidenti ka ndërmarrë iniciativa për të nxitur bashkëpunimin mes palëve në kuadër të integrimit, ka marrë iniciative për të shmangur përplasjen. Edhe gjatë pandemisë u morën iniciativa në funksion të paqes për të shmangur që pandemia të kthehej në diktim polikë.”- u shpreh Presidenti.

Po ashtu, Meta ka zbardhur disa nga përgjigjet me shkrim që Presidenca u ka kthyer pyetjeve Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se nesër në orën 09:00 do të publikojë përgjigjet e të 72 pyetjeve në faqen zyrtare të këtij institucioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu