Hervin Çuli shpërthen për ‘BB’: Rrugaçëria dhe alabakëria kanë pushtuar televizionet

0

Regjisori Hervin Çuli ka komentuar sërish për spektaklin Big Brother Vip.

Çuli shkruan se nuk e kishte imagjinuar se një ditë rrugaçëria dhe alabakëria do të pushtonin televizionet dhe do të poshtëronin një popull të tërë.

“Tmerr! Kurre nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaceria, alabakeria, malavita, do te pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë

Nuk e di se si ndjehen njerezit e mendjes, intelektualët, njerezit e artit dhe kultures, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?!

Nuk e di se si ndjehen kur shohin te heshtur te përdhunohet kaq barbarisht cdo vlere qytetare e ndërtuar nga historia e këtij vendi?!

Te paktën, sinqerisht, shpresoj mos ketë vrasje pasi te mbarojë kjo neveri e turpshme me emrin BB! ‘Fali o zot se s’dinë çka bajnë’!’, shkruan Çuli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu