Gazmend Leka, artisti i arketipeve, që e kërkon “dritën” tek ngjyra kafe dhe grija!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Veprat artistike të Gazmend Lekës sidomos gjatë këtyre viteve, janë tipike në tone tokësore, si kafe ose gri. Biles me ngjyrën gri piktori Leka simbolizon edhe qiellin, përjetësinë. Gazmend Leka përdor tonet kafe, për të simbolizuar prejardhjen dhe përjetësinë e qënes njerzëore, toka nga vimë dhe simbolika mistike e qiellit, ngritja në qiell. Krahas këtyre ngjyrave, ku artisti Leka këkon dritën, dritësimin, ai përdor edhe forma mitike, arketipe lokale dhe universale.

Arketipet e Gamend Lekës, luftëtari, molla dhe historia shqiptare. Cfarë janë arketipet? Në disa tradita pagane, dhe në kultura të gjithë botës, fjala “arketip” përdoret për të përcaktuar një model të një personi që qëndron si një simbol i një koleksioni të tipareve. Si shembull, një luftëtar mund të konsiderohet si një archetype e gjithçkaje që është e guximshme, e fortë dhe e ndershme. Një priftëreshë mund të shihet si një archetype e mençurisë dhe intuitës. Në sistemet e besimit të qendrës perëndeshë, arketipi i trefishtë i Maiden / Mother / Crone shpesh thirret për të përfaqësuar të rinjtë, moshën e mesme dhe të krishterët.

Arkeipet jungiane në ndërgjegjen kolektive. Psikiatri Carl Jung përdori një sistem të arketipeve për të përshkruar imazhet që lidhen me një pavetëdije kolektive. Ai besonte se në çdo sistem kulturor ose besimi, kishte arkeikime të zakonshme që mund të lidhen të gjithë, qoftë ajo e luftëtarit , priftëreshës, mbretit apo të tjerëve. Pastaj e mbajti këtë teori një hap më tej, duke përshkruar se si ishin të lidhura arketipet me psikologjinë tonë të brendshme. Gazmend Leka duke u mbështetur tek teoritë jungiane, përvec figurave të heroit dhe luftëtarit, pikturon edhe arketipet si lindja dhe vdekja, martesa dhe fillimi, të gjithë e informojnë përvojën tonë të jetës në mënyra të ngjashme Jung përshkroi gjithashtu ngjarje arketipale, përveç figurave të tilla si heroi dhe luftëtar. Ai shpjegoi se disa ngjarje të rëndësishme në jetën tonë, si lindja dhe vdekja, martesa dhe fillimi, të gjithë e informojnë përvojën tonë të jetës në mënyra të ngjashme. Pa marrë parasysh se kush jeni ose ku jetoni, ju keni një përvojë të përbashkët kur hasni një nga këto ngjarje që ndryshojnë jetën.

“Noe” e Gazmend Lekës.

Gazmend Leka ka lindur në vitin 1953. Është piktor dhe profesor i njohur shqiptar. Në vitin 1978 ka kryer studimet në Akademinë e Arteve dhe një vit më vonë fillon punë si bashkëpunëtor në dizenjimin dhe realizimin e pjesës së brendshme të muzeut “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krujë, punë të cilën e mbaron në 1982. Për një periudhë 10-vjeçare, 1981-1991 ka qenë udhëheqës artistik i filmave të animuar në Kinostudion “Shqipëria e Re” duke punuar si regjisor i tyre. Gjatë kësaj kohe Leka punoi në dy filma dhe fitoi një çmim ndërkombëtar “Dea Fortunata” në Napoli.Në vitin 1991-92 ka filluar punë si pedagog në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve. Gazmend Leka, si piktor ka bërë rreth 140 ekspozita të mëdha pikture brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprat e tij artistike janë tipike në tone tokësore si kafe ose gri.

Imazhet e errëta, të zhytur në ujë, portete njerëzor mes luftës së jetës dhe vdekjes , apo kafshët e gjëja e gjallë që pulsojnë përhumbur mbi sipërfaqe uji , janë pjesë e ciklit prej 24 pikturash. Artisti ndihet i çliruar, pasi merr energjinë e spektatorit. Gazmend Leka shprehet: “Kam përshtypjen se kjo ekspozitë i ka infektuar më shumë se ekspozitat pararendase, kjo i ka infektuar njerëzit. Pallatet që ato shohin përditë, telat që thërrmojnë qiellin, ujërat që secili nga ne o i ka parë në televizor ose i ka pësuar, dashuria për kafshët, se njerëzit mbajnë dhe kafshë shtëpiake, fshatarët mbajnë dhe lopë, kalin qengjin etj, e kanë pranuar më afër këtë që shohin. Zgjidhja që unë i kam dhënë se njeriu shpëton kafshën ju ka pëlqyer” (Burime interneti). Njeriu për Gazmend Lekën, është arsyeja, që tenton të shpëtojë kafshën, instiktin. Arsyeja dhe instiktit, shfaqen si një personazh i vetëm, si një qelizë që do të shpëtojë nga përmbytja, e cila gllabëron gjithçka, për të rindërtuar një jetë të re. Prandaj, Gazmend Leka kërkon “dritën” tek ngjyra kafe dhe grija”!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu