Është radha e foltorës së PD-së!

0
Shkruan Zef Ndreka
Pas zgjedhjeve vendore të 14-Majit, shumë turbullira të krijuara nga mediat, nga Berisha e Metaj, kanë filluar të qartësohen për demokratët në veçanti dhe për tërë opozitën.
Konkluzioni që doli nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve që hodhi poshtë gënjeshtrat dhe mashtrimet e Berishës, i cili kishte premtuar fitore ndaj Edit që në përballjen e parë me të, ishte i qartë: Berisha dhe Metaj nuk vijnë më në pushtet sikur të bashkohen qielli e toka.
Demokratët e foltorës, i shikon të shokuar, plotësisht të paralizuar, pa moral për të ” të nxjerr sytë” për Berishën. Thellë koshiencës se tyre ato kanë kuptuar se janë përdorur për interesa përsonale e familjare të non grat-ës. Ata ndjehen të mashtruar dhe të trafikuar me shpresën e pamundësisë për të mundur Ramën. Ata po kuptojnë dita ditës humbjen e kohës në betejën anti-amerikane. Ata po kuptojnë se Berisha-Meta-Rama janë një të montuar brënda një trekëndëshi për të mbajtur peng politikën shqiptare dhe për të ruajtur statusquonë. Ata po kuptojnë se Berisha është tejet i kënaqur të mbetet thjeshtë faktor në politikë duke tentuar me çdo kusht të mbaj rolin e kryeopozitarit!
Ata po kuptojnë se Berisha ka kërkuar shumë nga demokratët, ka kërkuar me shumë sa i takon atij dhe historisë politikë të tij.
Demokratët e foltorës, anembanë vendit po kthjellohen.
Sidoqoftë, edhe pse të vonuar, është e rëndësishme të reagojnë dhe të krijohet një klimë bashkimi jo mekanik, por me rregulla e projekte afatgjata, jashtë interesave përsonale dhe jashtë përdorimit si parti familjare.
Dalja e Bashës në levizjen e tij,në kohën e premtuar pas rezultatit tragjik të opozitës, është në kohën e duhur për të mbushur këtë situatë pas zgjedhore, për të krijuar një atmosferë shprese tek demokratët, për të krijuar një lëvizje që shkon natyrshëm drejt alternativës së pushtetit të kalbur të Ramës.
Në kushtet e ristrukturimit dhe në pragun e zgjedhjeve të reja në PD, do të ishte e udhës të dinin që tani në fushatë kandidatët që pretendojnë të marrin rolin e Kryetarit të PD-së.
Zgjedhjet parlamentare të 2025 janë në prag. Kanë filluar të trokasin. Koha ecën me shpejtesi dhe orët politike po rrotullohen shumë shpejt.
Është koha që PD-ja të nisë me foltorën e saj në gjithë Shqipërinë, ndryshe nga foltorja e Berishës që e përdori përsonalisht.
Është koha që kandidatët për kryetarë të PD-së, të dëgjojnë realisht elektoratin, të bisedojnë shtruar, të hartojnë një program per te ardhmen dhe që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, PD-ja të rikthehet në pushtet.
Këtë pret elektorati, demokratët, populli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu