Ervin Salianji dënohet me një vit burg dhe reagimi i tij është i fortë, nuk është dakord!

0

“Kjo ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më përpara, e pabazuar në ligj e pabazuar në prova”.

Ky ishte reagimi i parë i ish deputetit të PD Ervin Salinanji pas vendimit te gjykates e cila e denooi ate me 1 vit burg ne ceshtjen ‘Babale’.

“Ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më parë, e pabazuar në ligj dhe në prova, fakte, por e banzuar vetëm në dëshirën e kryeministrit dhe në ambicien politike të gjyqtarit dhe anëtarit të bandës së Lushnjes dhe të akuzuar për lidhje të forta me bandat dhe me krimin në këtë vend.

Famëkeq në lidhje me vendimet që ka dhënë për lirimin e bandave dhe famëkeq për vendimin e dhënë sot, që i shërben vetëm karrierës së tij, pas gjyqësorë që do ti shërbejë vetëm shokëve të vetë.

Ka disa shkelje të qarta që e bënin këtë vendim të ishte në një konkluzion të tillë që më herët.

Po ky gjyqtar në një çështje të mëparshme timen me një përfaqësues lokal të PS është tërhequr për konflikt interesi.

Nuk ka mafie, nuk ka llum, qelbësira që as më ndalin dhe më izolojnë dot.

Është e qartë që kanë tërhequr në llum edhe në një lluc të vogël këtu ku janë dhe ndihen komodë edhe disa prokurorë dhe gjyqtarin që e kanë të partisë së vet për të tentuar që të devijojnë të vërtetën dhe për t’i shërbyer mafies.

Jo vetëm që nuk më tremb si vendim, por më bën të privilegjuar që jam unë që jam në nja 50 procese gjyqësore me përfaqësues të PS-së, përfshirë edhe këtë procesin e sotëm. Më bën që të jem edhe më i motivuar edhe më i fortë, më denoncues me emra konkretë edhe për rastin e këtij grupi të strukturuar kriminal, të cilat do t’i bëj publike gjatë javëve në vijim.

Nuk më tremb aspak, përveçse parashikimit që ishte i saktë që fjala e kryeministrit dhe e përfaqësuesve të PS-së për të intimiduar opozitën duke krijuar një farsë politike për ta kërcënuar sepse ky nuk është një kërcënim për burgosje është një kërcënim për karrierën politike të kujtdo që denoncon. Nuk ka asnjë diskutim që pjesë e drejtësisë së vjetër që janë këta dhe e llumit në të cilën janë përfshirë që kanë mbetur në sistemin gjyqësor do të demontohen dhe do të çmontohen siç ka ndodhur me prokurorët dhe gjyqtarët e mëparshëm.

Së pari është apelimi dhe më pas ndjekja hap pas hapi në çdo instancë gjyqësore dhe pa diskutim nëse vijohet me këtë situatë deri në Gjykatën e Strasburgut që të zbulohet tërësisht e vërteta”, tha Salianji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu