Edi Rama fyen rëndë protestuesit: S’kemi energji as naftë, ata që thone se unë kam vjedhutr janë vetë hajdutë

0

Ndërsa para zyrës së tij është duke u zhvilluar një protestë lidhur me çmimin e naftës, kryeministri Rama ka dalë live në mediat sociale.

Ai tha se nuk është problemi me energjinë dhe naftës sepse vidhet, por sepse nuk kemi mjaftueshëm në vend.

Edi Rama: Ne mund të jemi të ndarë për opinionet, por nuk mund të jemi të ndarë për faktet. Problemi me energjinë thonë është se kemi mjaftueshëm dhe se jemi të pasur, por fajin e ka qeveria sepse shet jashtë. Kjo është një premisë e gabuar. Ne nuk kemi mjaftueshëm energji edhe kur jemi në kulmin e prodhimit. As naftën sepse nuk kemi naftë për benzinë dhe diesel, por nafta jonë është e rëndë dhe dhitet për bitum. Nëse do të futej në serbatorët për një javë do t’i çonte për skrap.

Po ashtu e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë sepse vjedhin politikanët. Kjo është një logjikë hajdutësh. Kush e shpjegon çdo gjë me vjedhje, pa dashur të kuptojë, thjeshtë, është një hajdut. Si mund të akuzosh tjetrin për hajdut pa asnjë provë dhe mbi fakte të stisura. Fakti është se ne e shesim energjinë në kohëra me shi dhe kur e shesim ose të bëjmë këtë ose ta hedhim se nuk mbahet në dollap dhe natyrisht e shesim lirë sepse s’ka kërkesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu