Edi Rama akuyon Erion Bani: Kamikaz i PD-së! I vetmi që pranoi të arrestonte Veliajn!

0

Tiranë, 12 Shkurt 2025 – Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, duke e akuzuar për angazhim të qartë në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama tha se dosja “Veliaj” ishte lënë për dy javë që të vinte radha për gjyqtarin Bani, i cili sipas tij ka pranuar të hetojë dhe të ndjekë këtë rast, ndërkohë që asnjë gjyqtar tjetër nuk ka pranuar të hetojë Veliajn.

Në një reagim të fortë, Rama i cilësoi Bani dhe gjyqtarët që kanë pranuar të merren me këtë çështje si “kamikazë të PD-së”. Ai shtoi se ky gjyqtar ka filluar karrierën si koleg zyre me një emër të njohur në politikë dhe se është i njohur për lidhjet e tij me ekstremistët e djathtë.

Rama u shpreh se gjyqtarët, njësoj si prokurorët, janë të organizuar për të marrë kërkesa të ngutshme dhe menjëhershme dhe se ky rast ishte një shembull i tillë. Ai e akuzoi Bani për trajtimin e kërkesave për eksponentët e PS-së dhe e quajti veprimin e tij si të nxitur nga interesa politike.

“Ky dhe një tjetër i njohur familjarisht si ekstremist i djathtë kanë trajtuar më së shumti kërkesat për eksponentë të PS-së,” tha Rama. Ai gjithashtu bëri thirrje për një pozicion konstruktiv në sistemin e drejtësisë dhe kritikoi rëndë aktivitetin e gjykatës dhe prokurorisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu