E shtrenjtë…

0
Shkruan Veronuk; Shkreli Pepushaj
E shtrenjtë…
Po jetoj, a po gjalloj,
Ngatërrohen deri n’masë,
Gjithçka e shprishur,
herë herë m’duket,
E bëj grusht e vë n’nji strajcë,
E herë mendoj ta lë menjanë,
Herë n’cep të supit zë e varë,
Prapë se prapë, në mes t’sajë,
Aty mua, fort më mban,
E shtrejtë ka ardhë ne jetë, jeta,
E bashkë më të, dhe lumturia,
Që me asnjë vlerë s’ngjanë,
Çmim s’ka, prania e sajë,
Zemërmirë, që krahët t’hapë,
E gjallërojm mbi dorë të sajë,
E unë, që me të me u ngi,
Veç kur t’prekë e kur të ndiej,
Kur ja u shoh dritën e synit,
N’qoshe t’gojës t’shoh buzëqeshjen
Ja përkëdhel mantelin jetes,
I afrohem i hyj në gji,
Bashkë me këtë , jam lumturi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu