Dorëheqja e Bashës/ Ngrihet Berisha dhe u drejtohet me një mesazh demokratëve

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD, edhe pse ishte shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe më pas nga Referendumi i anëtarësisë më 18 dhjetor nga funksionet drejtuese në parti.

Në reagimin e tij të parë, Berisha shprehet se bashkimi i demokrateve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD!

“Rikthimi tek vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve tv gjithesecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD.

Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rrofte Partia Demokratike!”, shkruan Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu