Berisha gati për arrestim/ Prokuroria do marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën

0

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun aktual të PD Lulzim Basha. Mësohet se ata do të pyeten për ngjarjet e dhunshme që u regjistruan më datë 8 janar në selinë e Partinë Demokratike, shkruan newsbomb.al.

Bëhet me dije se të dy, Berisha dhe Basha, do të thirren në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjet e së shtunës.

Kujtojmë se, më datë 8 Janar gondina dhe oborri i Partisë Demokratike u kthyen në “vendngjarje” dhe u rrethuan me shirita “skenë krimi” nga Policia e Shtetit. Për shkak të dhunës së ushtruar dhe vandalizimit të selisë blu, atje ndërhynë Forcat Speciale sepse kreu i PD Lulzim Basha kërkoi ndihmë, duke arsyetuar se deputetëve u rrezikohej jeta.

Dje, uniformat blu të kryeqytetit njoftuan se në përfundim të veprimeve hetimore arrestuan në kushtet e flagrancës 34 persona dhe proceduan penalisht 18 të tjerë. Mes të proceduarëve ishte dhe Flamur Noka e Gaz Bardhi, kurse te personat e arrestuar ishte Ylli Gosturani, vëllai i truprojës së Lulzim Bashës.

Newsbomb.al mësoi se Lulzim Basha, nga situata e krijuar ka telefonuar Policinë duke kërkuar ndërhyrje, por Policia e Shtetit ka kërkuar që kërkesa të bëhej publike. Menjëherë sapo kjo e fundit ndodhi, vetëm në pak minuta Forcat Speciale ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës duke bërë që turma të largohej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu