BallinaPolitikë“Bashkë Fitojmë”, PD-PL-PDK-PBDNJ prezantojnë koalicionin për zgjedhjet e 14 Majit

“Bashkë Fitojmë”, PD-PL-PDK-PBDNJ prezantojnë koalicionin për zgjedhjet e 14 Majit

Date:

Related stories

Digju

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj Digju Ti digju, por mos ju digj...

Të duam shumë

Shkruan Leo Nika Të duam shumë Një poezi për thesarin e...

Në Zogaj të Vushtrrisë po “fluturon zogu” që nuk e kapin dot idiotët

Shkruan Zef Ndreka Situata në Kosovë sot është shumë më...
spot_img

Opozita ka dorëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure kërkesën në KQZ për koalicionin në zgjedhjet e 14 Majit. Koalicioni do të mbajë emrin “Bashkë Fitojmë” dhe pjesë e saj janë Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Mësohet se drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike, ndërsa partia udhëheqëse e koalicionit është Partia e Lirisë. Në dokumentin e dorëzuar në KQZ është vendosur edhe sigla e koalicionit.

Kërkesën për regjistrim e dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari. Ai u shpreh për gazetarët se ky koalicion bashkon të gjithë qytetarët.

Pyetje: “Bashkë Fitojmë”, çfarë do të fitojë PL me PD të rithemelimit ditën e sotme, aleanca u zyrtarizua me këto parti.

Endri Brahimllari: E para kemi depozituar sipas afatit ligjor koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Është koalicioni fitues në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Koalicioni që bashkon të gjithë qytetarët dhe kam bindjen maksimale që ky koalicion, “Bashkë Fitojmë” është koalicioni i qytetarëve është për qytetarët dhe do të jetë tmerri i vërtetë i rilindjes më 14 Maj.

Balkans News
Balkans Newshttp://balkansnews.net
Editor - Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu