Mesazhi më mizor mes shqiptarëve në aplikacionin SKY

0

Zbërthimi i aplikacionit SKY hodhi dritë mbi atë se si vepronin grupet kriminale shqiptare, lidhjet e tyre me biznesin dhe njerëzit e drejtësisë.

Pasi në Shqipëri mbërritën të dhënat e para nga ky aplikacion, SPAK finalizoi operacionin “Metamorfoza” që çoi në pranga biznesmenë, ish-drejtues policie, prokurorë etj.

I pyetur në emisionin “Top Story” se cila ishte biseda më e rëndë që ky grup kishte realizuar në aplikacionin “Sky”, gazetari Elton Qyno, tha se bëhej fjalë për një bisedë kur autorët e vrasjes së Gjin Boriçit, kishin diskutuar se si do i shkonin në varrim.

Qyno tha se autorët e kishin shok Boriçin dhe e kishin përdorur në një më herët.

“Biseda më e rëndë është kur u vra Gjin Boriçi, që protagonistët e kësaj vrasjeje i shkojnë edhe në varrim. Dhe që të nesërmen interesoheshin te policia për t’ia kaluar fajin palës tjetër. Ishte një bisedë e poshtër dhe cinike, sepse në fund të fundit ata kishin vrarë shokun e vetë, Gjin Boriçin të cilin e kishin përdorur në një vrasje tjetër, ai kishte punuar për ta”, tha Qyno.

Gazetari tha se edhe bisedat e prokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita janë të rënda për nga natyra si një njeri i drejtësisë bëhet vegël e krimit.

“Janë edhe bisedat e tjera të prokurorit, atë prokuror e njoh prej vitesh. Por kur kam lexuar bisedat të bënte me Bajrin dhe Gjokën, duket sikur kishte varur pedalonin e shenjtë të prokurorit te shtëpia e Bajrit. E njoh por sinqershit kam ngelur mjaft i zhgënjyer”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu