Pas lirimit nga burgu të Saimir Tahirit, ka reaguar ashpër ambasadorja Yuri Kim. Ajo thotë se këto veprime do kenë pasoja dhe se është shumë zhgënjyese të shohësh mënyrat e vjetra të mosndëshkimit.
“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në ????????sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. ????????e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, ka shkruar ajo në Twitter.






