Berisha do hedhi grepin…

0

Shkruan Zef Ndreka

Ka hyrë në një fazë shumë interesante politika e këtyre ditëve. Mbas humbjes së vulës, për të cilën ende e vajton Berisha dhe Foltorja bashkë me aleatin spiun Metaj, ethet e regjistrimit në KQZ ju kanë ndalur frymën. Tinzari Berisha, në minutat që kanë mbetur do të hedhe grupin apo As-in e fundit që i ka mbetur pa përdorur.

Konkretisht, në adresë të Berishës, sot do të mbërrijnë letrat e satelitëve të tij, të partive të vogla pa elektorat, si Metaj, Topalli, Mehdiu, Dule, PDK e të tjera parti që Berisha i tërheq për hundës si të dojë. Letra e satelitëve të Berishës, do të argumentojë se vetëm të bashkuar do të mund të fitojmë mbi Ramën, por gjithnjë duke drejtuar fushatën Berisha! Çfarë zgjidhje gjeniale! Çfar marifeti!

As fëmijët e çerdheve e të kopshteve nuk do arrinin në këtë pikë. Berisha të drejtojë fushatën si lidër i opozitës së bashkuar! Mos o zot! I kujtojmë liderëve të partive satelite se Berisha nuk mund të ketë asnjë të ardhme. Dhe se opozita ka zgjedhur të.mbajë e të mbështesë rrugën drejt Badhkimit Europian dhe të auroatlantizmit, në unison me SHBA-të. Berisha non grata, nuk e ta moralin për këtë rol. Vëndi i tij tashmë është i përcaktuar si kufomë politike, të cilën shumë shpejt do e ndjekë Metaj me siguri. Karta e fundit që luan Berisha është letër me vrimë… PD-ja, sigurisht nuk do e mbështesë dhe do jetë kundër, sepse nuk është peshk për të ngrënë grepin e non grat-ës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu