Në demokraci, nuk qeverisë shumica

0
Ist möglicherweise Kunst von Text „ΑΡΙΣΤΟΤΕΛΗΣ“
Shkruan Leke Imeraj
Aristoteli (384-322 pr. Kr) ka thënë: „Hierarki, oligarki dhe, demokraci, nuk duhet të ketë kurrë. Demokraci, jo dhe jo”. Njërin ndër principet bazë të demokracisë që, qeverisja e vendit bëhet nga shumica, ai e mendonte mashtrim. Këtë e argumentonte me rastin e Athinës Shtet. Në kohën e Aristotelit, Athina e Lashtë, kishte rreth 300 mijë banorë. Shumica e banorëve, nuk kishin të drejtë vote. Nga këta përjashtoheshin:
130 mijë gra dhe adoleshentë.
30 mijë metöka (migrantë)
100 mijë skllevër.
Ata që vendosnin fatin e pushtetit ishin 40 mijë burra. Pra, vetëm 40 mijë vendosnin për fatin e 300 mijëve. Aristoteli, një gjë të tillë e mendonte antidemokratike.
Atëherë, po sot? Sot, edhe më keq.
Le të marrim rastin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Në listat e votimit janë 2 mln. zgjedhës. Në rastin më të mirë, votojnë 46 përqind dmth. 920 mijë votuesë. Shumica, prej 1080000 nuk votojnë.
Votuesët, votojnë sipas bindjeve politike. Partia fitues, mund të marrë 40 përqind të votave dmth, të 920 mijë votuesëve. Kjo shumë është e barabartë me 368000 votuesë. Pra, për 2 mln. votusë dhe, afërsisht 1 mln. të tjerë (fëmijë pa të drejtë vote) vendosin 368000 votuesë.
A nuk është ky një princip absurd?
Nuk e ndryshojmë dot, është rregulluar me ligj, si njëri ndër principet bazë të demokracisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu