9 vite pa Sokol Olldashin

0
Shkruan Albert Vataj
Kishte vdekur Sokol Olldashi!
Sokol Olldashin e kam takuar për herë të parë në selinë e Partisë Demokratike mbrëmjen e 23 dhjetor të vitit 1997, unë i gazetës i “55”, me Agron Balën e “Radio Kontakt”, Astrit Patozin e gazetës “Rilindja Demokratike” dhe ai i gazetës “Albania”.
E kam përcjellë tragjikisht humbjen e tij në mbrëmjen e kobshme të 20 nëntorit në “Koha Jonë”. Ishte vonë, mbrëmje vonë, binte shi kur i’a behu në redaksi botuesi Nikoll Lesi, me lot në sy.
Ka vdekur Sokol Olldashi!
Kaq tha dhe hyri në syrin e tij.
Fjalët e tij ranë si një shpërthim dhe heshtje në ambientet e gazetës. Ishte një natë e gjatë. Gazetarët e kronikës merrnin dhe jepnin ngado ku kishte informacion, krejtkund gjësend bësante rreth kësaj ngjarje kaq të beftë dhe kaq tragjike.
Kishte vdekur Sokol Olldashi, gazetari dhe një nga vepimtarët më të zëshëm të Partisë Demokratike.
Ajo që telegrafisht thuhej dhe që kurrë nuk e besova ishte se më 20 nëntor të vitit 2013, Sokol Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë. Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qenë lagështia dhe shpejtësia e lartë, me të cilën Olldashi ka udhëtuar, makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
E megjithatë që pas asaj nate të gjatë dhe nxitimesh kaq të pakuptimta, Sokol Olldashi, gazetari simpatik dhe politikani konseguent, kolegu i mirë e miku me cigaren në buzë, ai të cilit mund ti besoje në gjithçka që thoshte dhe në çfarë bënte, sepse ishte një potencial njerëzor i mbushur me qëllime të mëdha dhe një zë i fuqishëm në atë kohë heshtjeje të makthshme.
Ai, miku dhe kolegu, Sokol Olldashi nuk do të ishte më, siç do të mbetet mungim i pazëvendësueshëm në PD dhe në ambientet e gazetarëve, kur zëri dhe mirësia e tij linin gjurmë inkandeshente.
Përjetësia është e merituar për shpirtin tënd, miku dhe kolegu i pashoq, Sokol Olldashi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu