“1.7 milionë shqiptarë janë larguar”, eksperti: Po ikin të rinjtë e arsimuar

0

Mijëra shqiptarë largohen çdo vit në kërkim të një jetë të re në vende të ndryshme të Evropës dhe përtej saj. Shifrat zyrtare tregojnë se shumica e shqiptarëve jetojnë jashtë atdheut. Aktualisht jemi në një prej valëve më të mëdha të largimit të shqiptarëve.

Drejtuesi i qendrës për shërbime sociale, Ilir Gëdeshi për emisionin “Vetting” thotë se vitet e fundit është rritur numri i shqiptarëve të larguar, 58% e popullsisë aktuale jeton jashtë vendit:

Është e vështir të jepet një shifër e saktë se sa janë larguar vitet e fundit por në rast se bazohemi tek Institute i Statistikave rreth 1.7 milion shqiptarë janë sot jashtë vendit, që do të thotë 58% e popullsisë aktuale. Në rast se kjo popullsi është më e vogël, që këtë e tregon vetëm censusi, atëherë mund të themi që mbi 60% e popullsisë shqiptare është aktualisht në emigracion. Sigurisht ky fenomen merr përmasa të tjera po të kemi parasysh që emigrojnë të rinjtë e arsimuar dhe të kualifikuar”.-tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu