‘Afërsia me PD-në, historike’, Meloni-Berishës: Keni mbështetjen e qeverisë italiane

0

Kryeministrja e ardhshme e Italisë, Giorgia Meloni i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ku e falenderon për mesazhin e urimit pas fitores së zgjedhjeve.

Meloni është shprehur se afërsia e partisë që ajo drejton “Vëllezërit e Italisë” me Partinë Demokratike, është historike.

Ndër të tjera, Meloni ka siguruar Berishën se ka mbështetjen e qeverisë së ardhshme italiane.

“Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane”, shkruhet në letrën e Melonit drejtuar Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu