Lirohet nga paraburgimi ish-deputeti i PS-sëAlqi Bllako. Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka pranoi sot kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në “arrest shtëpie” për ish deputetin socialist të arrestuar për aferëne incineratorëve.
Alqi Bllako u arrestua më 01 prill 2022 për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Në një reagim për publik, SPAK është shprehur kundër këtij vendimi dhe se do e apelojë.
“Nuk jemi dakort me vendimin e gjykatës. Nuk ishin kushtet për ndryshim mase. Do ta apelojmë menjëherë” thuhet në reagimin e SPAK.
Sipas SPAK në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua incineratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.
Ai dyshohet se, në bashkëpunim me kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit
Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.