Çmendet Sali Berisha?!: Sekretarin Pompeo e pritën dy mafiozë të damkosur. Yuri Kim të kërkojë ndjesë publike

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje para mediave nga selia blu, është pyetur lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane së Tiranë, Yuri Kim ndaj tij. Berisha i ka cilësuar deklaratat e ambasadores Kim, të njëjta me ato të kryeministrit Edi Rama.

“Ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super-harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Bala, etj. Po marr vetëm një shembull. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur. Taulant Bego Yaris dhe Alket Hyseni. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi.

Alket Hysenin e kanë larguar nga deputet dhe partia si mafia e pronave në Sarandë. Taulant Bego ka disa mbiemra të drogës. Edhe kjo makina e fundit nxirrte 300 kg drogë në Maqedoni ose Greqi. A mundet që konferenca e 100-vjetorit, dhe kjo e detyroi sekretarin që në njoftimin e tij t’i vinte vizë këtyre takimeve. Takova, tha vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane.

Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani.

Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu