Rama konfirmon zbatimin e urdhrit: Dorëzohet në shtet ndërtimi pa leje në qendër të Tiranës

0

Kryeministri Edi Rama njoftoi se shtesat pa leje të ndërtimeve do ti marrë në pronësi shteti. Duket se zbatimi i këtij vendimi ka nisur menjëherë.

Lajmin e konfirmoi vetë Rama, i cili ka ndarë një video-mesazh në të cilën thuhet se  i janë dorëzuar shtetit 4 mijë e 646 metrave katrorë, ndërtuar pa leje në qendër të Tiranës.

“FIRMOSET AKTI I PARË I DORËZIMIT tek shteti i 4 mijë e 646 metrave katrorë, ndërtuar pa leje në qendër të Tiranës, të cilat do të përdoren sipas ligjit për interes publik”, shkruan Rama krah videomesazhit.

“Askush as opozitat që s’lënë akuzë pa bërë, as mediat që slënë gjë pa thënë, as drejtësia që s’lë avlli apo papafingo pa ndëshkuar, nuk i pa nuk i tha, nuk i dëgjoi katet e ndërtuara pa leje në qendër të Tiranës. Sepse çdokush e ka të ngjyer gishtin në mjaltin e tullave të betonit”, dëgjohet ai të thotë ndër të tjera në video.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu