Arben Ahmetaj s’ka pozicione tek PS, Edi Rama zgjedh drejtuesin e ri politik të qarkut të Vlorës

0

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë në selinë e Partisë Socialiste.

Drejtues politik për qarkun e Vlorës është zgjedhur Blendi Klosi, duke zëvendësuar kështu Arben Ahmetajn i cili “zhvishet” nga të gjitha postet që kishte në PS.

Kujtojmë se Ahmetaj u shkarkua pak kohë më parë nga detyra e zv.kryeministrit pa ndonjë shpjegim nga qeveria dhe vendin e tij e zuri, Belinda Balluku.

Ende mbetet e paqartë se çfarë ndodhi mes tij dhe kryeministrit Rama, marrëdhëniet mes të cilëve dukeshin të mira.

Drejtuese politike për qarkun e Shkodrës është zgjedhur Elisa Spiropali, ndërsa në Kukës është vendosur Pandeli Majko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu