Pothuaj të gjithë drejtuesit politik të Qarqëve që kishte vëndosur zyrtarisht Basha në zgjedhjet parlamentare të 25 – prillit të vitit të kaluar, kanë “tradhëtuar” PD-në dhe kanë kaluar me partinë familjare të Foltorës së Berishës.
Që këtu, kuptohet ndërhyrja vëndimtare e Berishës në hartimin e listës së deputetëve dhe emërimit të të gjithë drejtuesve politik të PD-së në çdo Qark të vëndit!
Tani, trumbetohet marrëzia më e madhe, fakti që Berisha me foltoristët, mendojnë dhe artikulojnë enkas me forcë, se do të arrijnë rezultat historik, më të mirë, me po ata “figura” që nuk fituan në 2021, por u katapultuan në pozicione dhe funksione politike në Foltore!
Sali Berisha është dhe mbetët problemi i opozitës dhe i politikës shqiptare.
Por banda e tij që e ndjek qorrazi nga pas, është problemi më i madh.
Përse do të duhet të votojnë qytetarët non grata-tat Berishën, Metën, apo koalicionin e shpallur së fundmi të tyre?!
Që të bëhen Noka , Paloka e ca paloça të tjerë ministra ?!
Sa qesharake !
Si do të mund t’a votojnë qytetarët dhe elektorati një ekip që e dëboi Berishën dhe ministrat e tij për korrupsionin galopant në 2013-ën, me mbi një milion vota kundër?! Sa budallenj i dinë dhe duan t’i bëjnë qytetarët dhe demokratet këta të Foltorës!
Ekipi i plakur i partise së re të Berishës është një ekip hajdutësh.
Shqiptarët nuk kanë pse të luftojnë një hajdut për t’a zëvëndësuar me një tjetër! Është kohë e humbur!
Sot politika Shqiptare dhe shqiptarët kanë nevojë për një ekip të ri, me fytyra të reja të pa njollosura me vjedhje, krime e korrupsion.
Vetëm një skuadër e re, me të rinj të qartë e vizione pro-atlantike e pro-perëndimore mund dhe do të sjellin PD-në në qeverisje.
Mjaft më me Edi Ramën dhe dramat e tjera të shqiptarëve rrotull tij!
Shqipëria po humbet kohën kot! Po ashtu bashkimi i Foltorës me partinë e Metës.
Koalicioni i shpallur i tyre me primare është një sagë e thurur keq kundër PD-së dhe ndryshimit. Me këtë akt bashkimi, Berisha-Meta i treguan demokratëve se sa lehtësisht i gjetën urat e bashkëpunimit dhe komunikimit mes tyre të korruptuarit.
Sado që demokratët e dy palëve në PD dhe Foltore mundohen t’a mohojnë njëra-tjetrën, dhe kinse janë në gjendje të vijnë në pushtet të ndarë apo me koalicione pa sens, si ai me Metën, janë të kushtëzuara nga njëra-tjetra. Manipulimet e lehta që bën Berisha me foltorën dhe atë pjesë të demokratëve mbështetës të tij, nuk mund të fshehin të vërtetat social ekonomike, politike e ideologjike që janë të njëjta për demokratët, për një front opozitar pa Berishën non grata dhe pa Metën spiun.
Por fatkeqësisht ky front opozitar, nuk ka asnjë gjasë të bëhet realitet, përkundrazi!
Ndërkohë, demokratët po kërkojnë partinë.