Avokati Idajet Beqiri, ka dorëzuar një kallëzim ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në SPAK, duke i akuzuar për shpenzimin e shifrave marramendëse për operacione estetike.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Beqiri tha se ka dorëzuar faturat e këtyre ndërhyrjeve në SPAK.
Idajet Beqiri: Duke parë këtë situatë, vlerësova të jap një model. Modeli është, se si bëhet një kallëzim penal, që të mos ngelemi nëpër studio. Në këtë situatë, i përgjegjshëm edhe për funksionin që kam dhe që jam avokat dhe kam integritet personal, thashë do të jap modele se si bëhet kallëzimi penal.
Klodiana Lala: Në kallëzimin penal që keni paraqitur, ju thoni se për llogari të zonjës Kryemadhi është paguar një shumë, 287 mijë euro. Keni dhënë një numër regjistrimi. Si e keni siguruar këtë faturë?
Idajet Beqiri: E doni ju këtë? Publikut nuk ja themi dot ne, do ja themi SPAK-ut fillimisht. Këto që i kam dhënë SPAK, do të jap edhe shpjegimin. Nuk mund ta them unë këtë, sepse ata i bëjnë pazar. Ju e keni patur këtë stil. Kam faturën dhe e kam dorëzuar. Kam bilancin e spitalit, etj.
Ylli Rakipi: Si ka mundësi që dalin emrat nëse është kompani offshore? Si e gjen ti që është Monika dhe Iliri?
Idajet Beqiri: Kanë kaluar nga kompani offshore.
Ylli Rakipi: Monika sapo ka deklaruar në një emision, që edhe seksin të kisha ndërruar nuk do kisha paguar kaq!
Idajet Beqiri: Mos dëgjoni Monikën. Ajo nuk ka çfarë të thotë. Kjo varet cfarë do të thotë hetimi. Nuk ka bërë vetëm Monika por edhe Iliri dhe fëmijët. Merruni futuni, është spitali më i shtrenjtë në botë.
Monikën e kanë parë, komshinjtë përshembull, si ishte dhe si është bërë si lule. E kanë parë edhe Ilirin. Por, jo me 287 mijë euro të shqiptarëve që nuk i deklaron dhe nuk ke paguar taksa dhe nuk dihet nga vijnë.