Pse Ardi Veliu nuk e arrestoi Talo Çelën i cili lëvizte me Q8 në Tiranë për të takuar Ervin Matën?

0

Ditën e sotme hakerat e sponsorizuar sipas qeverisë shqiptare nga Irani, faqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar mesazhet e ish-drejtorit të policisë së shtetit. Mes morisë së e-mail-eve është edhe një që sinjalizonte vitin e kaluar në gusht për lëvizjet e Talo Çelës, të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, informohej për lëvizjet e tij, fakt që vërtetohet edhe nga një email i cili është shpërndarë në rrjetet sociale pas hakerimit të emailit të tij. Talo Çela është parë na makinë me një femër dhe një fëmijë, ndërsa edhe herë të tjera ka qenë vetëm.

Informatori e vendos në dijeni ish-drejtorin se më datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 Talo Çela ka shkuar tek Hotel Viktoria-s Rooms me adresë tek “Rruga e Dibrës”.

“Talo Çela ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata (familja e tij zotëron hotelin). Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin.
Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im. Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij” thuhet në dokument.

Por ajo që nuk po thuhet është se ky email ishte nisur për ish-drejtorin e policisë, Ardi Veliun i cili nuk ka lëvizur strukturat e policisë për arrestimin e Talo Çelës.

I dyshimtë ky fakt pasi Ardi Veliu ka dhënë dorëheqje më 5 Tetor 2021, ndërkohë Talo Çela edhe pse ishte një ndër më të kërkuarit në Shqipëri lëvizte me makinë luksoze nëpër Tiranë.

Nuk dihen arsyet pse Ardi Veliu ka ‘mbyllur sytë’ dhe ka lënë të qetë Talo Çelën, por një përgjigje duhet ta japi pasi tani është është edhe “polic” i Policisë së Shtetit përmes AMP.

Çfarë thuhej në dokument:

“Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion i cili bën fjalë për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë. Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek Hotel Viktoria-s Rooms me adresë tek Rruga e Dibres.

Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me nje mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021.

Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një femijë kurse me datën 5 ka qënë vetëm. Sipas informacionit, Talo ÇELA ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin.

Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im. Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë.

Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën” thuhet në dokument.

Kush është Talo Çela:

Talo Çela akuzohet për një mori vrasjesh në Shqipëri, ndërsa prishja e pazareve me Nuredin Dumanin i ktheu aleatët e djeshëm në armiq të betuar.

Policia dyshon se Dumani erdhi pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën në maj të vitit 2022, por u tradhtua dhe Talo Çela shkoi t’i bënte atentat duke e plagosur.

Kush është Ervin Mata:

Ervin Mata është një emër i njohur për policinë si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj, tashmë i zhdukur.

Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i ish-të fejuarit të saj, Ervin Mata.

Mata akuzohej për moskallëzimit të krimit dhe përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohej se ishte personi që ndihmoi komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar.( Vox news)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu