Gazetari Aulon Kalaja, ka marrë pjesë në takimin e Akademisë së Shkencave, si nismëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit, për të diskutuar bashkë me aktivistë të tjerë dhënien me koncension të Parkut Kombëtar.
Duke qenë se Skënder Gjinushi u shpreh se si institucion ata nuk janë pyetur nga Kuvendi për marrëveshjen e re për Butrintin, Kalaja i ka kërkuar të jepte dorëheqjen. Dhe nëse nuk ju pyesin, atëherë përse vazhdon Akademia e Shkencave, përse nuk jepni dorëheqje?”, tha ai.
“Dje u mblodh parlamenti dhe miratoi me 75 vota ligjin për koncensionin e Butrintit dhe sot mblidhet Akademia e Shkencave kur duhet të ishte komplet e kundërta, pra fliste Akademia e Shkencave. Në çdo vend normal të botës hapen dy tre vite debate publike, parlamentare, shkencore për të dalë në një konkluzion.
Shumica e deputetëve dje nuk e dinin se ky ligj ishte në rend të ditës dhe jo më ta kenë lexuar këtë marrëveshje.
Tani ju nuk pyeteni fare për këtë marrëveshjen e Butrintit. A jeni dakord me këtë koncension? A keni ju një qëndrim të qartë për këtë marrëveshje? Dhe nëse nuk ju pyesin, atëherë përse vazhdon Akademia e Shkencave, përse nuk jepni dorëheqje?”, u shpreh Aulon Kalaja.