Trekëndëshi i Bermudës shikojnë ëndrra me “brava dhe hekura”!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Ëndrra është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë. Njerëzit gjithmonë janë magjespsur ose të shqetësuar prej ëndrrave. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Llojet e ëndrrave janë disa por unë po përmendi dy lloje: Ëndrrat e frikshme janë ato që e bëjnë personin që fle, të zgjohet me ndjesinë e ankthit dhe frikës. Ëndrrat e frikshme mund të jenë përgjigje ndaj një traume apo situate të jetës së përditshme. Ëndrrat sinjalizuese mund të paralajmërojnë për ngjarje në të ardhmen, por disa i konsiderojnë këto ëndrra si thjesht koincidenca. Trekëndëshi i Bermudës vuan neurozën e ëndrrave të frikshme dhe sinjalizuese. Nënvetëdija tek ëndarrat merr një rëndësi të vecantë.

Një situatë e tillë psikologjike krijon neuroza tek individët nën-akuzë. Neuroza e bravave dhe pas jekurave, ndodh tek invidi që e ka këtë tundim psikologjik. Si pasojë individët fillojnë të këndojnë, recitojnë, shpifin, ndërtojnë akuza të pa qëna, duke i transferuar neurzoat e tyre tek të tjerët. Edhe trekëndëshi i Bermundës, Rama Beisha dhe Meta janë në një situatë të tillë. Nënvetëdija e tyre krijon ëndrra me brava, hekura, pizhame me vija. Ligji idekriminalizimit, reforma në drejtësi, vetingu i politikanëve i shqetësojnë deri në crregulllime këta individë. Të tre këta personzhe të politikës së vjetër të fundit të tranzicionit shumë problematik, i lidh dhe i bashkon e shkuara e tyre. Në këtë kontekst, mbas tyre vijnë edhe disa politikanë lokalë dhe aleatë të tyre që i përdorin për të shpëtuar nga kjo situatë e rënduar. Këta individë i lidhin sarajet, pronat familjare, makinat e shtrenjta, veshjet luksoze të fëmijëve të tyre, aparatamentet dhe vilat në të gjithë Shqipërinë, duke filluar që nga gjiri i Lalëzit, Surreli dhe deri në Jug të shqipërisë në parajasat e tyre. Përse nuk shohin ëndrra me këta asete të përfituara padrejtësisht në kurriz të ngrohjes së fëmijëve në shkolla dhe mungesës së ilaceve në spitale?! Përse nuk shohin dhe lexojnë lajme të tilla si: 37% e qytetarëve vuajnë nga varfëria energjetike, përdorin dru për ngrohje ose kur mbyllen shkollat e fëmijëve për mungesë ngrohje. Përse nuk shohin në ëndërr gruan 67 vjecare nga Fieri që vdiq si pasojë e të ftohtit, apo janë të kënaqur me ngrohjen që kanë në shtëpitë e tyre luksoze.

Këta modele politikanësh shohin atë që iu interson dhe shohin frigën që i ka pushtuar nga bëmat 30 vjecare. Prandaj janë të shqetësuar nga non-gratat dhe bëmat që kanë bërë në 30 vite dhe akuzoijnë të gjithë ata që duan ti ndajnë shqiptarët nga tranzicioni i gjatë që i ka varfëruar shumë. Shqiptarët janë lodhur dhe rraskapitur nga kjo klasë politike që i ka gënjyer dhe mashtruar në 30 vite. Njerëzit janë të duruar, por kur shkojnë në pikën e hallit, pastaj tërbohen dhe nuk mund të kontrollohen më. Historia e njerëzimit dhe e politikës ka shumë shembuj të tillë. Po citoj intelektualin Faik Konica që shkruante: “Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë “zenga”, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara”. (Vepra 3, f. 181). Prandaj kërkohet shumë shpejt të ndryshojë kjo situatë në favor të njerëzve, me politikanë të cilët mund ta bëjnë këtë ndryshim nëpërmjet një culture politike më njerzëore nëv favor të të gjithëve pa dallim. Ndihma e Sh.B.A.-ve dhe e partnerëve perëndimorë është e pakursyer për të ndryshuar këtë situatë për të larguar nga politika trekëndëshin e Bermudës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu