Vrasje të vogla/ Serhan mëson se Oja do largohet, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Serhan mëson më shumë për Ojan pasi Tajlan i tregon për lidhjen e tyre. Arzu takohet me një avokate. Avokatja i thotë Arzus se Mehmet nuk do të kthehet më. Merve dhe Pelin shkojnë për vizitë tek Arzu dhe bëjnë sikur e mbështesin. Burxhu telefonon Merven dhe i kërkon të takohen. Merve gënjen Pelinin dhe Arzun dhe i thotë se po fliste me dikë tjetër. Oja dhe Edip vendosin të shkojnë në Izmir. Serhan shkon në klinikën e Ojas dhe mëson se është mbyllur. Më pas ai shkon në shtëpinë e Ojas dhe mëson nga Nihali që Oja do e zbrasë shtëpinë.

Serhan njofton Merven dhe kërkon të dijë arsyen pse Oja po largohet. Merve i tregon që Oja i ka dhënë dozën e gabuar disa klienteve dhe ato ja mbyllën klinikën. Serhan nuk e beson këtë. Ai merr fshehtas numrin e Ojas nga telefoni i Merves. Oja dhe Edip kalojnë një natë në natyrë. Serhan telefonon Ojan dhe kërkon të dijë pse ajo po largohet. Oja i shmanget pyetjeve të Serhanit dhe e pyet për punën. Serhan i tregon problemet në kompani dhe të dy kalojnë orë të tëra duke folur. Edip bëhet xheloz kur sheh Ojan duke folur në telefon me Serhanin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu