Personazhi i njohur i “Foltoreve” të Sali Berishës sa herë ai vjen në Gjirokastër apo Tepelenë, e ka marrë sërish fjalën në takimin e fundit të ish-kryeministrit që u zhvillua po në Tepelenë një ditë më parë. Kësaj radhe militanti demokrat përvec adhurimit të frikshëm ndaj Berishës, i tregoi atij se Edi Rama rrëzohet nga pushteti për 17 sekonda.
Më tej militanti i PD-së u ankua gjithashtu për çmimet e larta teksa solli në vëmendje që buka në Tepelenë kushton 140 lekë. Shihni videon më poshtë.