Sondazhi amerikan që nxjerrë fituese PS-në a duhet besuar?!

0

Shkruan Zef Ndreka

Më poshtë, po paraqesim tabelën e sondazhistit amerikan të Donald Trump-it, John McLaughlin, i cili në bashkëpunim me Top Channel ka treguar shifrat aktuale të votuesve shqiptarë.
A është e nevojshme të analizohen këto rezultate paraprake,?!
A janë të gabuara, fallco apo të manipuluara?!
Të shohim.
Edhe 20 ditë kanë mbetur. Por duket se opozita që pretendon pushtetin i ka mbështetur shpatullat mbi ujë…
Këtë po e tregon qartë edhe ky sondazh.
Sigurisht, që sondazhi i këtij profesionisti ka një pavarësi absolute për Shqipërinë, edhe pse nga demokratët foltorist, për më tepër që ky sondazh realizohet nga një “i djathtë”, prisnin shumë më shumë.
Por çfarë ti themi rezultateve, se shifrat janë shifra dhe sondazhisti nuk e lejon vetën të turpërohet, as të humbasi liçensen, por maksimumi mund të luaje me marzhet e gabimit të lejuar.
Sidoqoftë rezultatet e sondazhitjanë si më poshtë:
• Partia Socialiste 49.2%
• Partia Demokratike 35.7%
• Shqipëria Bëhet – 6.8%
• Mundësia – 1.6%
• PSD – 1.2%
• Lëvizja Bashkë – 0.9%
• Koalicioni Euroatlantik – 0.7%
• Nisma Thurje – 0.2%
• Parti të tjera – 0.3%
• Të pavendosur/refuzoj të përgjigjem – 3.4%
Trendi duket qartë.
Interpretimi i rezultateve le të bëhet sipas oreksit apo dëshirave.
Tung, e shihemi me 11 Maj!

Shënim i redaksisë:

Ky sondazh është i katër muajve më parë dhe është realizuar nga një ekip shqiptar. Që aso kohe, ka zhvillime drastike dhe pikërisht personi që ka drejtuar sondazhin, sot është në ekipin e PD-së me grupin e LaCivita.

Pra është vetëm propagandë e paguar dhe nuk ka asgjë të vërtetë, pasi katër muaj më parë ketej vinte si në shtëpinë e vet Aleks Soros, dhe ende në Amerikë ishte President Joe Biden. Nuk kishte filluar ende fryma Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu