Sherri në Kepin e Rodonit, arrestohet ish deputeti Mark Frroku

0

Mëngjesin e kësaj të hëne, është vënë në pranga ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.

Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar nga policia e Durrësit, pas përplasjes që ndodhi ditën e djeshme mes disa banorëve dhe përfaqësuesve të kishës lidhur me pretendimit për pronësinë e tokës në zonës bregdetare.

Ish-deputeti Frroku ka qenë i pranishëm në vendngjarje si përfaqësues i kishës katolike dhe bashkë me të janë ngritur akuza edhe ndaj disa personave të tjerë, shkruan Euronews Albania.

Kujtojmë se disa persona janë konfliktuar ditën e djeshme në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, për shkak të pretendimeve që palët e përfshira në sherr kanë mbi një pronë në atë zonë. Sipas informacioneve dyshohet se ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri në konflikt e sipër, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar ndërsa policia ka shoqëruar dy palët e përfshira në konflikt.

Sipas informacioneve konflikti ka ndodhur mes shtetasit me mbiemër Kaculi, i cili ka një pronë në hyrje të parkut dhe ky i fundit është konfliktuar përfaqësues të kishës katolike. Konflikti mendohet se ka nisur për shkak të një toke, ku të dyja palët pretendojnë se kanë pjesë në këtë pjesë të tokës e cila është park!

Përfaqësuesit e kishës katolike janë konfliktuar me familjarët e familjes Kaculi, kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Konflikti ka agravuar më pas deri në dhunë fizike, ku palët janë qëlluar me grushte. Prona “mollë e sherrit” ka dy certifikata pronësie, një e ka Kisha Françeskane dhe një tjetër e ka familja Kaçuli.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh konflikt në këtë zonë mbi këtë çështje, ndërsa policia thotë se kallëzimet janë kryer në prokurori prej disa vitesh. Këta persona janë shoqëruar disa herë. Njësia administrative, prokuroria, bashkia Durrës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe policia kanë qenë në dijeni të situatës konfliktuale, por deri me tani nuk ka pasur asnjë vendim në lidhje me dokumentacionin.

“Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve”, thuhej në njoftimin e Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu