Rama për Hysenbelliun/ Fundi i një historie mizerabël babëzie ndërtimesh. por mafiozi fsheh miliona dollarë në Amerikë

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shembjen e ndërtimimit pa leje të “Prestige Resort”.

Përmes një statusi në Twitter, Rama shprehet se kjo nuk është një luftë ndaj medias, por fundi i një historie mizerabël i ndërtimeve pa leje.

Më tej ai theksoi se deri tani janë 15 vendime konfiksimi dhe se kontrollet vazhdojnë.

ërtej këtyre kërcënimeve, Irfani ka fshehur parate shqiptare në Amerikë. Ai është me vizë amerikane, i mbrojtur dyshohet dhe ka ngritur edhe ATJE NJË MEDIA. “Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!

Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median. Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi!Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj! Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!”- shkruan Rama.

Por Hysenbelliu i ka fshehur paratë e vjedhura në Amerikë. Ndërkohe që këtu është mafioz, në USA ka përkrahkje. Udhëton me biznes clas dhe i paisur me siguri udhëtimi, si shumë kriminelë të tjerë, ka ngritur “furtunë” dyshimesh për mbrojtje të forta.

Edhe gazetaret e tij si Robert Rakipllari, Alfred Peza etj, kanë vila dhe udhëtojnë lirshëm e fshehin miliona përtej Atlkantikut, ndërkohë që gazetarë prej 40 vitesh refuzohen. Ka një pakënaqësi të madhe popullore, kur haptas Hysenbelliu, një idiot i mediave ndihmohet të fshehë paratë e vjedhura nga fondet publike në USA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu