Pazari mediatik i Irfanit/ Elona Caslli: Të kundërshtosh Ramën pa guxuar të përmendësh Veliajn është ujdi

0

Aktivistja Elona Caslli ka reaguar lidhur me shembjen e hotelit pa leje të Irfan Hysenbelliut.

Duke sjellë në vëmendje atë që shprehur Irfan Hysenbelliu në reagimin e tij pas shembjes, ku tha se “Rama është i zgjuar për të mbyllur problemet”, Caslli shprehet se në fakt kryeministri nuk është ashtu, por se mediat e Irfanit kanë qënë ato të cilat e kanë paraqitur Shqipërinë ndër vite si “parajsë”.

Më tej aktivistja vë në dukje një tjetër detaj, ku tregon se në deklaratën e Irfanit pas shmebjes, u sulmua Rama, por në asnjë moment ai nuk iu drejtua Erion Veliajt, duke treguar kështu se “të kundërshtosh Ramën dhe të mos guxosh t’ia përmendësh emrin Veliajt, do të thotë se ke braktisur njërin për të rënë në ujdi me tjetrin dhe ky nuk është obiektivitet mediatik, por pazar mediatik.”

Statusi i plotë:

Edi Rama është shumë i zgjuar, për t’i mbyllur problemet- thotë Irfani i News 24.

Zoti Irfan, fakti që News 24 dhe plot media të tjera kanë kënduar këngën e Ramës për vite me radhë, nuk e bën Ramën gjeni.
Zoti Irfan, folët për emigrimin e shqiptarëve. Emigrimi masiv i shqiptarëve nuk filloi këtë vit. Fakti që News 24 për shumë vite ka qenë si Zëri i Popullit dhe e servirte Shqipërinë si tokë të mirëqënies, nuk e bën Ramën gjeni.
Zoti Irfan, para se t’i bëni popullit shqiptar thirrje për t’u zgjuar, bëni mirë të zgjoheni ju vetë dhe krahas ndryshimit të linjës editoriale kundrejt kryeministrimit, të ndryshoni dhe linjën editoriale për kandidatin e qelisë Veliaj dhe të ndaloni së shfaquri propagandën e tij të fëlliqur 24 orë mbi 24.
Të kundërshtosh Ramën dhe të mos guxosh t’ia përmendësh emrin Veliajt, do të thotë se ke braktisur njërin për të rënë në ujdi me tjetrin dhe ky nuk është obiektivitet mediatik, por pazar mediatik.
Post Scriptum- Çdo pazar i kryer me zullumqarët, herët a vonë kthehet në tritol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu