Rama ‘dush të ftohtë’ kryebashkiakëve: Ore, me çfarë merreni, do t’ju çojë vetë në SPAK

0

Duke folur në Asamblenë e PS, Kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ndaj disa kryebashkiakëve. Edhe pse pa përmendur emra, ai tha se vetëm 44 nga 61 bashki i janë përgjigjur brenda afatit projektit të ministres për Rininë dhe Fëmijët.

Rama u ndal edhe tek fushata e pastrimit. Ai tha se disa kryebashkiakë kanë përfituar nga fakti që s’kanë patur kundërshtarë politikë dhe kanë rënë në apati.

“Disa kryetarë bashkish që u zgjodhën pa garë dhe pa kundërshtarë, kanë vijuar të qëndrojnë në krye të bashkive a thua se kundërshtarët e komunitetit nuk ekzistojnë. A thua se papastërtia nuk ekziston. Po marr rastin e papastertisë sepse është A-ja e këtij mandate. Ndërkohë që një pjesë tjetër janë në krah me ministren e Mjedisit. Shqipëria duhet ta mbyllë këtë kapitull turpi me plehra. Por një pjesë e kryetarëve të bashkive nuk janë të angazhuar fare në këtë proces dhe kjo është fatkeqësi e madhe. Siç është edhe ministrja për Fëmijët që i janë përgjigjur vetëm 44 bashki për të ngritur Këshillat Rinorë Vendorë ndërsa afati ka kaluar e stërkaluar. Pyetja që kam është: Me çfarë merreni ju? Është për të vënë duart në kokë që problemi kryesor sot në platformën e bashkëqeverisjes janë bashkitë” – tha Rama në Asamble.

Ai shtoi se ka kryebashkiakë që i kanë kthyer kurrizin elektoratit dhe ligjit.

“Për cilën arsye duhet të angazhohet policia, mjete, naftë e të tjera për të korrigjuar në fund të bregdetit dëmet që bëjnë kryebashkiakët? Sepse janë dëme të tyre kur sot e gjithë ditën ndërtohet pa leje tek tuk. Dhe ku? Në bregdetin e Shqipërisë. Sapo kthejnë kurrizin Policia dhe IKMT, janë disa kryetarë bashkish me disa policë lokalë që vazhdojnë avazin e tyre. Kjo është e paimagjinueshme. Nëse s’do isha ende në pritje që SPAK të bëjë disa punë të mëdha, mbase do të kisha qenë unë që do të bëja denoncimin sot. Por s’kam se si t’ia shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike” – tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu