Protestestë për rritjen e çmimeve, bizneset në gjithë Shqipërinë mbyllin dyqanet

0

Bizneset në Shqipëri kanë vendosur të protestojnë sot duke mbyllur qepenat në të gjithë Shqipërinë që nga ora 10:00 e së shtunës. Krerët e sindikatave të biznesit të vogël dhe të mesëm e kanë paralajmëruar këtë masë dhe dje.

“Biznesi proteston, – thuhet në shpallje. – Bashkohu dhe ti me sindikatat, profesorët e universiteteve, të rinjtë dhe me të gjithë shqiptarët që kanë zgjedhur rezistencën përballë vjedhjes nga kjo qeveri antikombëtare.”

Në  deklaratën e shpërndarë tashmë në rrjetet sociale, bizneset kanë renditur gjendjen e tyre që është vështirësuar prej politikave të qeverisë. “Çmimi i naftës i vendosur nga qeveria është tërësisht abuziv dhe i papërballueshëm dhe si pasojë ka rritjen e kostove për çdo produkt.”

Në thirrjen për protestë theksohet se “Greva është refuzim i vjedhjes së parave publike. Një qëndrim mbarëkombëtar rezistence me anë të të cilit, shqiptarët i thonë politikanëve në pushtet se refuzojnë të pranojnë, se ata janë të paprekshëm, ndërkohë që bizneset dhe qytetarët shtypen çdo ditë.

Greva mund të marrë forma nga më të ndryshmet. Zgjidh atë që përshtatet më shumë. Biznesi proteston, përfundon thirrja: Bashkohu dhe ti me sindikatat, profesorët e universiteteve, të rinjtë dhe me të gjithë shqiptarët që kanë zgjedhur rezistencën përballë vjedhjes nga kjo qeveri antikombëtare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu