Janë të shumtë, shtetasit e Shqipërisë që janë kthyer nga pala kosovare pasi nuk kishin tampon PCR ose certifikatë vaksinimi, ndërkohe që në Morinë ka një fluks të hyrjeve të kosovarëve për në Shqipëri pa dëshmine e asnjë dokumenti.
Njoftimi i Ministrisë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet dhe daljet në pikat e kalimit kufitar. Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.
Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.
Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.
Nga ky rregull përjashtohen:
Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve; Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19; Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh; Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë; Personat nën moshën 18 vjeç.