Pak ditë pas martesës, “Gymysh” merr vendimin e papritur

0

Pak ditë më parë aktorja turke Songul Oden e njohur si “Gymysh” i dha fund beqarisë. Aktorja 41-vjeçare u kurorëzua në martesë me biznesmenin Arman Biçakçi. Çifti u martua në një ceremoni të thjeshtë dhe me shumë pak të ftuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pas martesës Songul ka marrë vendimin e papritur dhe ka vendosur mos të bëjë muaj mjalti, por të punojë.

Mediat turke bëjnë të ditur se aktorja po punon për një serial të ri me titull “Kirmiza Oda” dhe pritet të rikthehet në ekran në shtator. Pas martesës, Songul dhe Arman u fotografuan në plazh, por aktorja deklaroi se ata nuk po bënin muaj mjalti, por vetëm dy ditë pushime. Songul u shpreh se ata do t’i rikthehen menjëherë punës./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu