KFOR-i nuk ndërhynnë veri të Kosovës

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka folur për situatën e krijuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Dugolli u shpreh se qeveria e Kosovës ka kapacitet për t’i larguar barrikadat e vendosura nga njerëzit e armatosur në veri të vendit, të cilët janë nën urdhrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por sipas tij, është kërkesa e KFOR-it, ajo që ka lënë pa vepruar Qeverinë e Kosovës për t’i larguar barrikadat.

“Nëse nuk do ta kishim dëgjuar KFOR-in do të akuzoheshim se nuk jemi duke bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare. Tani çdokush e ka të qartë se Qeveria e Kosovës ka toleruar për tej masës. Unë mendoj që KFOR-i ka dështuar në kryerjen e misionit të vet sipas rezolutës 1244”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu