Nji ngjarje qe nuk harrohet/Ne kujtim te shokut tem qe nuk jeton ma, Sander Gargjola
Shkruan Luke Luka
N ersa shoh Festivalin e Sanremos ,mendja me shkon tek nji ngjarje qe ka te baje me Sandrin shume vite ma para. (Nuk ka asgja ma te jetushme se nji kujtim qe te len shije jo te mire)!
Ishin ato vite, per te cilet ashte shkru e fole shume. Ishte e ndalume komunikimi me boten prendimore ne pergjithesi, e ne veçanti me Italine.
Me Sandrin punonim bashke, si dhe me shume mesues te tjere, ne shkollen e fshatit Vrake. Ishim shumica qytetare nga familje te ndryshme te Shkodres.
Rrinim gjithe javen ne fshat (edhe per me fjete), ndonese ai ishte vetem pak kilometr larg qytetit. Perbanim nji kolektiv te mire, e respektonim dhe e ndihmonim njeni-tjetrin. Kujtohen e nuk harrohen emnat e mesuesve qe tashma jane ne moshe e disa edhe nuk jetojne ma si Reze Bala, Hamidije Teli, Nikolina Ndreka (Ashta), Vait Kraja, Qemal Sadiku, Isak Ramadani,Tonin Ljarja, Higjas Laçej, Mark Grimci, Lili Osmani, Drita Mlloja, Isak Dani, S.Boshnjaku (drejtoreshe), Marije Mataj, Hamit Hebovija, Bozho Mataj, Shaqir Shamani e Nafije Vridhaj si dhe punojsit e kultures Adem Sala e Fetije e Sali Mani.
Mbasi kryenim detyren e ngarkume ne drejtim te mesimit, edukimit dhe te punes me fshatin, mblidheshim tek dhoma e perbashket, e cila na sherbente edhe si guzhine. Secili mesues kalonte kohen me pasionin e vet. Kendonim, qeshnim, tregonim barcoleta e ndonjihere banim ndonji mbramje te vogel defrimi me kange shoqnu me violinen e Sandrit!!
Ne kete kolektiv, pasioni i Sandrit si mesues,vjolinist e njohes i gjuhes italiane, ishte mbi te gjitha muzika. Per kete ai shpesh mbyllej ne nji klase dhe me nji radio te vogel tranzister ndigjonte muzike. Kujdesej qe askush te mos e kuptonte veprimin e tij. Nji dite, tek ndigjonte me pasion kangetarin e tij te preferuem, Gianni Morandi, dikush e diktoi dhe nuk vonoi ta padiste. Per mentalitetin e asaj kohe, ai kishte dale jashte “shinave” qe kishte vendose diktatura. Nji mbledhje e kolektivit bahen per kete “krim” te Sandrit. Vjen ekipi i kryesuem prej Shefit te Arsimit, Palok Kraja, nji i deleguem i Komitetit te partise se rrethit, si dhe ai i fshatit me sekretar partie, Luco Budo etj. Ne fund vendosin qe, Sandri te pushohet nga puna dhe dergohet te punoje ne kooperative bujqesore per edukim muzikor (nga violinist te bahet dajrexhi…)! “Arti ka nji anmik , qe ashte injoranca”, thone nji proverb italian!
M’u kujtu keshtu kete nate te fillimit te festivalit te Sanremos, historia e dhimshme e shokut tem, i cili humbi punen vetem se ndigjonte kange italiane!
Vrakaçoret (megjithe qe ishin minoritet), e deshten dhe e ndihmuen Sandrin jo vetem moralisht, por edhe ekonomikisht, si artist i vertete i ndijshem, i urte, i dashtun me te gjithe dhe i edukuem. Ishte romantik, i lidhun ma natyren, me muziken dhe jeten. Gjate kohes qe qendroj ne mes te ketyne fshatareve mikprites, diti te ruej dinjitetin si mesues e edukator tuej tregu se kishte edukaten e familjes se nderume shkodrane Gargjola!