Leter strategjike për vëllain tim malok!

0
shkruan Kreshnik Osmani
Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare!
Vëllezërit e mi malokë, Shqipnia e Mesme, fushorë, kodrinorë, juglindorë, myzeqarë, lebër. Ju që jeni pak mbi nivelin e detit dhe ju që jeni nën nivelin e detit.
Strategjikët e Rilindjes janë betuar të na shuajnë, sic na paralajmëroi fare natyrshëm Xhacka tek Grida, ndaj po marrin gjithcka për vete dhe ndjesia e pushtimit të cdo centimetri katror të Shqipërisë, buron nga besimi i tyre i palëkundur tek superioriteti i tyre i padiskutueshëm intelektual, racor, kulturor, ndaj pjesës tjetër të shqiptarëve. Ti nëse nuk i përket sektit je malok, nuk je mjaftueshëm i qytetëruar, je i paedukatë. Nëse refuzon marrëveshjen me ata nuk je mjatueshëm i mencur. Nuk di të bësh llogaritë mirë.
Pra, ata nuk është se po e grabisin gjithcka në këtë vend sepse janë të pangopur, por sepse ata besojnë apriori, se ne të tjerët jemi malokë dhe krijesa inferiore që jemi krijuar për t’u sunduar prej tyre dhe se niveli ynë i IQ nuk na bën të meritueshëm për të gëzuar pasuritë e kësaj toke. Xhacka ka qene me e vertete sse kurre dhe nuk ka genjeyer asnje germe. ata besojne se jane superiore dhe se gjithcka ne kete toke u perket vetem atyre.
Superioriteti i tyre i kalon të gjitha fantazitë, madje edhe kur i refuzon në shtrat. Anëtarësia e grupit të fushorëve strategjike të Rilindjes besojnë fuqimisht, se kur dikush prej tyre ndizet keq fare dhe ndjen dicka erotike karshi teje si malok (trup i madh, i ushqyer mirë, i fortë, i rritur me ujë burimi) dhe kur projektojnë ne imagjinate ndonjë kafshim të fortë përtej të majtës dhe të djathtës nga qafa, pasi konsumojnë sasi të frikshme krudosh dhe verërash të mira (dhe janë gjithë kohës me temperaturë të lartë) ti duhet patjetër të përgjigjesh pozitivisht, përndryshe nuk je në rregull nga trutë, ose je një malok, që nuk kupton fare nga jeta as nga investimet strategjike.
Këta besojnë se kanë superioritet sepse janë edhe ithtarët e Kadaresë, të gjithë dhe kur vinin nga Moska ishin njëshat e Shqipërisë edhe kur vinin nga Parisi ishin njëshat e Shqipërisë. Këta janë njësha edhe tani që jemi me Amerikën. Janë të parët që kanë zbuluar relievin letrar dhe erotik të vajzave të Moskës, të atyre të Parisit dhe tanimë atyre të Amerikës. Pra, janë njësha dhe janë strategjikisht superiorë.
Këta mjafton të shohin ëndrra me invetime strategjike dhe u dalin ëndrrat menjëherë, ashtu sic i shohin, me pak të shtyrë nga prapa të Edit. Ai vetëm sa i shtyn nga pak dhe u jep një dorë, pastaj ëndrrat e këtyre bëhen realitet vetë.
Vëllezërit e mi malokë, Shqipëria e Mesme, fushorë, kodrinorë, juglindje e labëri. Ju të Dardanisë dhe të Iliridës nuk po ju përmend fare se bëni pjesë tek malokët.
Situata është kritike dhe strategjikët bashkë me nostalgjikët, janë betuar se ne malokëve do të na shuajnë.
O bëhemi bashkë të gjithë, malokë katundarë e punëtorë, t’ua ngulim të drejtën tonë për të gëzuar tokën dhe Atdheun tonë, ose ata shumë shpejt bashkë me parizienin e mahnitur nga pritja e Macronit, strategjikët do të na e ngulin cadrën me gjithë shkop atje kun a dhemb më shumë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu