Lulzim Basha boton librin “Misioni im” një muaj përpara zgjedhjeve

0

Lulzim Basha ka publikuar një libër me titull ‘Misioni im’. Përmes këtij libri, i cili vjen në prag të fushatës zgjedhore, Basha iu bën ftesë shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër.

Në këtë libër, Basha rrëfen në vetën e parë të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike, si i ka përjetuar që nga viti 1992, dhe betejën opozitare të viteve të fundit.

Mësohet se kryedemokrati do ta prezantojë librin sot, më 22 mars, datë që shënon edhe fitoren e parë të Partisë Demokratike.

Basha ka refuzuar që ta konsiderojë veten shkrimtar, por në fund të librit e cilëson “Misioni im” si një letër të hapur drejtuar shqiptarëve, 1 muaj përpara zgjedhjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu