Lefter Koka del nga burgu sa herë të ketë nevojë

0

GJKKO vendos t’i japë mundësi ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka të marrë trajtim mjekësor edhe jashtë mjediseve të paraburgimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Pra, masat janë shumë lehtësuese për ish ministrin, gjë që bie në sy përpjekja për të zbutur masat ndaj zyrtareve. Kështu ngjau edhe me Alqi Bllakon, që ju lehtësuan masat e doli arrest shtëpie.

Koka mund të dalë nga paraburgimi, i shoqëruar nga policia, sa herë të ketë nevojë për të marrë trajtim dhe në ambientet e QSUT. Lefter Koka kishte kërkuar masë sigurie më të butë se ajo e arrestit me burg, por Apeli i GJKKO e rrëzoi dje kërkesën e tij.

Ndaj ish ministrit të Mjedisit është në fuqi edhe një masë tjetër “arrest me burg”, për akuzt e ngritura në lidhe me inceneratorin e Fierit, përveç atij të Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu