Brënda vitit klasa politike e Taulant Ballës do rrëzohet, është organizatë kriminale

0

Në studion e lajmeve në MCN Live, analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar lidhur me deklaratën e bërë nga Ardian Çapja i cili akuzon një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016.

Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

Nazarko tha se në këtë rast kur përmendet ‘politikani Taulant’ nuk ka asnjë lapsus, sepse siç ai shprehet emri i një politikani të lartë nuk përmendet lehtë.

“Ku ka lapsus në përgjim, unë përgjoj dhe del emri jot. Lapsus është kur nuk është Taulant Balla sepse mund të ketë 13 Taulantë të tjerë, por kur thotë politikan, ku ka lapsus. Në këtë rast nuk para gabon njeri të thojë emrin e një politikani të lartë. Nuk ka kuptim përdorimi i fjalës lapsus në këtë rast. Në momentin që thuhet emri ka qenë Taulant aty nuk ka lapsus. Është shumë me rrezik kur përfshihet në këto histori që janë me shumë zarar, por besoj se përmes SPAK do nxirret jashtë loje e gjithë klasa politike dhe në këtë mënyrë do luftohet dhe ai që quajmë krim”, u shpreh Nazarko.

Më tej Nazarko shtoi se beson që kjo histori është mbyllur dhe brenda një viti do shohim asgjësimin e palëve politike. Sipas tij, ky vend është brenda komunitetit evropian dhe çfarëdo që të ndodhi aty brenda, SPAK do të sqarojë këtë pjesë të klasës politike dhe se brenda vitit klasa politike do të dalë jashtë funksionit.

“Duke parë që ngjarjet ndodhin brenda Evropës dhe jo një vendi të klasës së tretë, kjo klasë politike sado llupës të jetë tregon një nivel të trashë mental. Kjo më tregon se ata janë në etje të madhe për para ose në ngutje se ata që të japin atë kokainë duan shpejt e shpejt ti pastrojnë. Pastaj paratë tona të një vendi të vogël nuk dalin dot nëpër banka, janë super të kontrolluara nga super agallarët jashtë dhe besoj se brenda vitit kjo klasë politike do bjerë dhe do asgjësohet e tëra nga SPAK, sepse skema e tanishme e prokurorisë që prokurorin e përgjithshmëm e shesh si një shef të administratës, këtë do e rregulloj dhe prandaj them se urdhri për arrestimin e peshqve të mëdhenj të vijë nga ndonjë prokuror i vogël, përsh nga Peqini”, thekson Nazarko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu